Pjese nga fjalimi i Kryepiskopit te Tiranes, Durresit dhe Gjithe Shqiperise Anastasi, ne Simpoziumin IV Feja, Shkenca dhe Mjedisi: "Adriatic Sea a Sea at Risk, A Unity of Purpose".

Horizonti i Orthodhoksise nuk perfshin vetem gjerat njerezore. I drejtperdrejte eshte interesi i saj per gjithe Krijesen. Ndersa ekuilibri i mjedisit natyror gjithnje e me shume peson crregullime nga nderhyrja e pallogjikshme njeriut Orthodhoksia ftohet te gjalleroje ndjeshmerine ndaj natyres , e cila shfrytezohet egersisht nga pangopesia njerezore dhe te marre pjese ne kufizimin e histerise konsumiste me ane te autarkise dhe "vetepermbajtjes"- e cila perben nje komponent te pandashem te "Frytit te Shpirtit te Shenjte"(Gal.5,22). Gjithashtu, te kultivoje respekt thelbesor per mjedisin natyror duke theksuar vazhdimisht se ai eshte veper e Perendise dhe duke zbuluar shenjterine dhe funksionalitetin qe kane te gjitha krijimet e Tij.
Si njerezim ose edhe si grupe me te vogla kemi tejshfrytezuar natyren duke u nisur nga interesi personal dhe nga mungesa e informimit. Secili nga ne eshte treguar indiferent dhe mosperfilles ndaj natyres, duke e ndotur ne menyra te ndryshme. Sa me shpejt te kuptojme padrejtesine e pafalshme qe bejme me mosveprimin tone aq me shpejt do te gjendemi ne harmoni me mjedisin tone natyror.
Eshte i gjalle besimi yne se kultivimi sistematik i nje ndergjegje fetare me interes te dukshem ndaj mjedisit natyror perben elementin baze te dhoksologjise dhe mirenjohjes tone ndaj Krijuesit te Gjithesise.