Laguna e Nartes gjendet ne veri te Vlores (Aulona) dhe ne jug
te deltes se lumit Vjose dhe ka nje siperfaqje prej 41.8 km2. Eshte
formuar nga ndikimi i ndersjellte i prurjeve te lumit dhe te detit,
por sot Narta nuk komunikon me lumin e Vjoses. Ka nje vlere te rendesishme
ekonomike, shoqerore, historike, fetare dhe ekologjike.
Ne kuadrin e programit implementohen:
Regjistrimi i gjendjes ekzistuese me referim tek ambjenti
natyror dhe njerezor.
Krijimi i sistemit te vezhgimit te cilesise se ujerave te
ekosistemit te liqenit.
Studimi i tendecave te zhvillimit ekonomik dhe demografik.
Hartimi i propozimeve per veprime konkrete administrative
dhe vepra me qellim mbrojtjen, administrimin dhe ngritjen e
ekosistemit te liqenit dhe ne pergjithesi zhvillimin pa cenuar
ekologjine e krahines.
Zbatimi
Laguna eshte nje zone vecanerisht e mbrojtur per shkak te shumellojshmerise
se zogjve, vleres si ambjent pushimi,dhe mbi te gjitha vleres si
zone gjeomonumentale e rendesishme.
Studimi tregoi se ekosistemi i saj perballet intensivisht me problemet
e meposhtme;
Depozita sedimentare.
Nje komunikim i vazhdueshem me detin.
Fenomeni I eutrofikimit per shkak te ngordhjes massive te
peshkut nga mungesa e aciditetit.
Per te mbrojtur kete zone duhen marre masa lidhur me keto probleme.
Ne studim jane sugjeruar disa masa dhe veprime per trajtimin e ketyre
problemeve te cilat do te ndihmojne njekohesisht ne zhvillimin turistik
te zones.