Shtrihet rreth 40 km ne juglindje te Vlores, ne kufirin midis
Adriatikut dhe Jonit. Formimin e tij ia dedikon pellgut ujembledhes
me nje siperfaqe prej 1010 ha nga te cilat 800 ha jane pyll, ndersa
siperfaqja tjeter mbulohet nga livadhe, kullota dhe rajone shkembore
te thikta.
Ne parkun Kombetar ndeshemi me te gjithat zonat e bimesise se
Shqiperise, (mesdhetare, ahishtore, alpine, dushkajore), flora
dhe fauna jashtezakonisht te pasura gjithashtu dhe me shoqerime
bimore te nje interesi te vecante.
Ne kuadrin e programit hartohet nje Projekt Aministrues me qellim
mbrojtjen rezultative, vezhgimin, administrimin, perzgjedhjen
dhe shfrytezimin e shumellojshem te burimeve natyrore te krahines.
Projekti Administrues permban:
Regjistrimin e hollesishem te burimeve te parkut (flora, fauna,
bimesia, ekosistemet, dinamika, biomasa, etj.)
Regjistrimin e infrastrukturave (rrjete rrugore, ndertesa,
lehtesira te ndryshme, etj.) dhe te kushteve ekonomiko-shoqerore
(banoret, aktivitetet, kapitali blektoral, perdorime dhe shfrytezime
te sotshme, vendbanimet, etj.) te krahines.
Analizen dhe vleresimin e te dhenave, krijimin e propozimeve
alternative per zhvillimin dhe vleresimin e burimeve. Bisedime
me institucione, marrje vendimesh te perbashketa, perzgjedhjen
e modelit me te pershtatshem per ngritjen dhe zhvillimin e krahines.
Hartimin perfundimtar. Pershkrimin e veprave dhe te punimeve.
Buxhetin.
Krijimin e nje dosjeje te dhenash dhe zhvillimin e nje Sistemi
Gjeografik Informativ (GIS), i cili do te pasurohet vazhdimisht
me qellim krijimin e nje mjeti te forte e te perdorshem ne duart
e administruesve te parkut.
Zbatimi
Ne strukturen e pergjithshme te perberjes dhe planit administrative
per Parkun Kombetar te Llogarase jane perfunduar keto projekte;
Rregjistrimi i parametrave abiotik dhe biotik te zones natyrore
si dhe rregjistrimi i elementit njerezor i pranishem ne kete
zone.
Vleresimi i mundesive dhe kufizimeve ne administrimin e zones
si dhe marrja parasysh e tendencave te njeriut mbi ekosistemet
e saj.
Rregjistrimi dhe vleresimi i karakteristikave specifike biotike
te parkut.
Vleresimi i faktoreve qe influencojne ne administrimin e parkut
dhe qe jane te lidhura me legjislacionin nderkombetar,me politiken
kombetare per turizmin fushor dhe malor si dhe me qendrimet
rezidenciale ne kete zone.
Administrimi i parkut eshte projektuar me qellim qe;
Te ofroje mundesi per perdorimin e ambjenteve rurale per
nje seri aktivitetesh qe nuk demtojne ambjentin e parkut.
Nje permiresim te bukurive natyrore te zones.
Te nxjerre ne dukje vlerat historike dhe kulturore te zones.
Te krijoje mundesi te reja per pune studimore dhe kerkimore
.
Te synoje ne edukimin mjedisor.
Te synoje ne mbrojtjen dhe permiresimin e ambjentit natyror.
Te synoje ne ofrimin e mundesive te punesimit per banoret
e zones.
Per administrimin ne te ardhmen;
Administrimi dhe mbrojtja e zonave te parkut jane te percaktuara.
Ato jane te vizatuara ne harta te shoqeruara me nje pershkrim
te detajuar te masave dhe kufizimit te aktiviteteve ne keto
zona.
Jane hartuar disa masa dhe projekte per nje organizim dhe
shfrytezim me te plote te parkut.
Eshte sugjeruar krijimi i nje bordi drejtues qe do te merret me
funksionimin e planit administrativ si dhe me programin afatgjate
te rishikimit dhe rehabilitimit te zones.