|
|
|

Jeta
juaj bėn pjesė nė planin e madh tė Perėndisė
|
|
Data 14 qershor ishte njė ditė e veēantė pėr studentėt e vitit IV tė
Akademisė Teologjike Ngjallja e Krishtit nė Manastirin e Shėn Vlashit
nė Durrės. E filluan ditėn me Liturgjinė Hyjnore tė kryesuar nga Hirėsi
Ilia Ketri, drejtor i Akademisė dhe bashkėmeshonin, Hirėsi Nikolla, At
Kozmai, At Gjerasimi, At Emanueli, dhjakon Spiro, etj. |
 |
|
 |
Studentja e shkėlqyer qė pėrfundoi sivjet vitin e katėrt, Athina Agora,
i shprehu kėshtu emocionet e saj nė njė intervistė pėr radion
Ngjallja:
Gjatė kėtyre ditėve jam ndjerė shumė e emocionuar. Ēdo
provim qė jepja nė sezon, mendoja mė shumė largim nga shkolla. Kjo mė
shtonte emocionet. |
|
Pėr tė gjithė studentėt qė janė nė shkollė dhe sidomos pėr ata qė do tė
vijnė mė pas, do tė jepja njė mesazh: nuk ėshtė e rėndėsishme vetėm qė
do tė mėsojnė disa gjėra rreth Krishtit kėtu nė shkollė. Mė e
rėndėsishme ėshtė qė tė mėsojnė tė jetojnė me Krishtin. Kėtė ta kujtojnė
gjatė gjithė jetės sė tyre. |
 |
|
 |
Nė orėt e mesditės, tė gjithė sė bashku; klerikė, pedagogė, studentė,
prindėr dhe tė ftuar tė tjerė, dolėn pėr tė pritur Kryepiskopin e Tiranė,
Durrėsit dhe gjithė Shqipėrisė, Fortlumturinė e Tij, Imzot Anastasin.
|
|
Nė kohėn kur ishin mbledhur nė sallė dhe po psalnin
I bekuar je o Krisht,
Perėndia jonė, qė i tregove peshkatarėt tė gjithė urtė duke u dėrguar
Shpirtin e Shenjtė
hyri shumė thjesht dhe i qeshur Kryepiskopi Anastas dhe
tė gjithė menjėherė psalėn himnin e Kryepiskopit. Momente tė bukura, tė
mbushura me madhėshtinė qė rrezaton dashuria pėr Zotin dhe thjeshtėsia qė
transmeton kjo dashuri. |
 |
|
 |
Hirėsi Ilia hapi ceremoninė me fjalėn e tij ku ndėr tė tjera tha:
por
mbi tė gjitha, me dashurinė atėrore, i cili me shembullin e tij tė
veēantė na mėson si tė kemi dashuri pėr Perėndinė, si tė praktikojmė
besimin ndaj Zotit Krisht, por edhe si tė veprojmė nė shėrbim tė Kishės
dhe tė bashkėnjeriut. Kryepiskopi Anastas e ngriti kėtė Akademi me duart
e tij tė djersira nga puna e rėndė, tė gjakosur nga sakrificat e
panumėrta. Ėshtė kujdesur pėr rritjen shpirtėrore tė studentėve, pėr
pjekurinė e tyre shoqėrore, pėr zgjerimin e horizonteve tė tyre mendore,
pėr rehatinė e tyre fizike dhe interesohet pėr mirėndodhjen e ēdo
personi qė ka lidhje me kėtė Akademi tė shenjtė. |
|
E falėnderojmė Perėndinė e gjithėpushtetshėm nė kėtė ditė gėzimesh qė e ka
bekuar Shqipėrinė dhe Kishėn tonė me kėtė kryebari tė shquar, tė duruar, tė
provuar, tė dalluar. Me lutje tė pėrbashkėta themi: Pėr shumė vjet o
Kryezot
Tė dashur pjesėtarė tė klasės 2007, kam nderin tju pėrgėzoj pėr
diplomimin tuaj dhe i lutem Perėndisė qė tju bekojė nė gjithė pėrpjekjet
tuaja nė shėrbim tė Kishės sė Krishtit. Mos u ngatėrroni me jetėn e botės si
sekularistėt, por imitoni dishepujt e Krishtit qė lanė rrjetat e tyre dhe
ndiqni Zotin qė tju tregojė peshkatarė njerėzish. Ishin tre studentė, tė
cilėt kanė arritur rezultatin Shkėlqyeshėm: Athina Agora, Sevastani Semini
dhe Stefan Zhupa.
Nė pėrfundim tė kėtij udhėtimi katėrvjeēar tė studentėve tė sapodiplomuar, e
mori fjalėn edhe Kryepiskopi Anastas, i cili tha: Bijtė e mi, nuk ėshtė
thjesht qė ju keni marrė njė diplomė, por me katėr vitet qė keni kaluar
kėtu, jeta juaj futet nė planin e madh qė ka Perėndia. Ėshtė shumė e
rėndėsishme qė ne ta sjellim ndėrmend kėtė fakt, edhe pse duket qė ne jemi
njė grup i vogėl, por jemi njė grup qė bėjmė pjesė nė njė Kishė tė Shenjtė,
Katholike dhe Apostolike. Me seriozitetin e duhur, ne marrim pjesė nė
ripėrtėritjen dhe transformimin e mbarė botės. Ka rėndėsi qė ne ta mendojmė
kėtė fakt qė ne tė gėzohemi pėr misionin tonė dhe qė ti rezistojmė
vėshtirėsive dhe tundimeve qė na ka ruajtur jeta mė vonė. Tė gjithė jemi tė
vyer pėr Kishėn. Dua tju uroj me gjithė zemėr qė jeta juaj tė jetė
gjithmonė plot me praninė e Krishtit, plot me rrezatimin e Shpirtit tė
Shenjtė, plot me aktivitet dhe me frytshmėri. Dua tė them atė qė shpesh e
pėrsėris dhe qė pėrbėn dhe mbėshtetjen tonė.
Tė gjithė kaluan sė bashku drekėn nė sallėn e ngrėnies sė Akademisė, ku
harmonia, kėngėt, kujtimet e studentėve dhe prindėrve tė tyre e bėnė mė tė
ngrohtė kėtė ditė tė bukur jo vetėm pėr tė diplomuarit, por edhe pėr tė
pranishmit e tjerė.
Julia Pjetri |
|