
Shkolla e Mesme Teknike Profesionale «Apostull Pavli» ës htë ngritur me nismën dhe fondet e siguruara nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë Anastasi. Ajo funksionon nga viti shkollor 2006-2007, me liçencë të aprovuar nga Ministria e Arsimit, në një kompleks në pronësi të Kishës në fshatin Mesopotam, qendër e Komunës me të njëjtin emër, afër Sarandës.
Shkolla e Mesme Teknike Profesionale synon në thithjen e të rinjve nga trevat përreth që kanë mbaruar ciklin e arsimit të detyruar (tetëvjeçar ose nëntëvjeçar tani me programet e reja).
Mësimet në këtë shkollë zgjasin tre vjet. Mësimdhënia përfshin përveç mësimeve teorike, ushtrim praktik dhe laboratorë në mjedise të përshtatshme dhe nga specialistë të përgatitur e me përvojë.
Programi mësimor është kry esisht ai i shkollave të mesme profesionale publike, të pasuruar me përvojën e vendeve të tjera, si dhe lëndë plotësuese dhe me zgjedhje, që u referohen probleme kulturore, shpirtërore, të edukatës mjedisore, kushteve të sigurisë në vendin e punës etj.
Me dëftesën e studimeve nxënësit do të kenë mundësinë të punësohen në sektorin e ndërtimit etj., ose të vazhdojnë studimet në institute analoge të formimit profesional.
Sa u bë e njohur se Kisha Orthodhokse do hapte këtë qendër të re arsimore, pati një interesim të menjëhershëm dhe reagim pozitiv në gjithë komunitetin, gjë që u reflektua në gjithë ecurinë e shkollës. Kjo, për faktin se zona nuk ka shkolla të ngjashme dhe sepse ajo u krijonte mundësi arsimimi atyre të rinjve, të cilët do të ishin në vështirësi nëse do të ndiqnin shkollat e mesme të përgjithshme.
Gjithashtu, është mjaft i rëndësishëm fakti se në Shkollën e Mesme Teknike Profesionale “Apostull Pavli” i jepet një rëndësi e veçantë përgatitjes dhe formimit shpirtëror të të rinjve, me qëllim që kur të mbarojnë të jenë jo thjesht profesionistë të kualifikuar, por edhe qytetarë me karakter të formuar, të aftë për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të rajonit dhe përparimin shoqëror.
Specialitetet të cilat ofron shkolla dhe që paraqesin interes të veçantë, janë:
- Specialist i përdorimit të Kompjuterit.
- Specialist i Instalimeve Elektrike në Godina.
- Specialist i Instalimeve Hidraulike dhe të Ngrohjes Qendrore
- Specialist i Instalimeve Ftohëse dhe Kondicionuese
Specialist i përdorimit të Kompjuterit
Nxënësi që përfundon këtë specialitet ka mundësinë të punësohet pranë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, sepse në një ekonomi që evoluon dhe integrohet kërkesa për këtë specialitet krijon mundësi të mëdha punësimi. Me programe të studiuara dhe kompjuter për çdo nxënës Shkolla e Mesme Teknike Profesionale premton pikërisht specializimin e nxënësve në kushte të ngjashme të mjedisit të punësimit.

Specialist i Instalimeve Elektrike në Godina
Orientimi në teknologjinë e re të instalimeve dhe pajisjeve elektrike kërkon edhe një specializim të përshtatshëm. Nxënësi që përfundon këtë specialitet do të ketë mundësinë jo thjesht të realizojë instalime elektrike në ndërtesa me materiale të teknologjisë bashkëkohore, por edhe të propozojë variante të argumentuara zbatimesh.

Specialist i Instalimeve Hidraulike dhe të Ngrohjes Qendrore
Mënyra bashkëkohore e ndërtimit dhe ngritja e nivelit të jetesës së banorëve të zonës ka bërë të domosdoshme teknologjinë e ngrohjes qendrore, si dhe instalimeve bashkëkohore të rrjeteve të brendshme hidraulike. Aplikimi i materialeve dhe teknologjive të reja në këtë sektor kërkon edhe përgatitjen e specialistëve. Me përfundimin e mësimeve nxënësit janë të aftë të përdorin materialet e reja dhe njëherësh të realizojë montime në shtëpi apo ndërmarrje.
Specialist i Instalimeve Ftohëse dhe Kondicionuese
Zona njeh një lulëzim të njësive turistike, të cilat duhet t’u ofrojnë klientëve kushte dhe shërbime të cilësisë së lartë. Njësitë e furnizimit kanë të domosdoshme kushte frigoriferike dhe kondicionimin. Përzgjedhja e këtij specialiteti krijon mundësi të mëdha punësimi.
Të gjitha këto specialitete janë zgjedhur me kujdes, duke marrë parasysh përvojën e vendeve më të zhvilluara, ritmin e zhvillimit të ndërtimeve në rajonet nga vijnë nxënësit, si edhe mundësitë tona reale për përgatitjen me nivel sa më të lartë të tyre.
Për të gjitha specialitet që disponon shkolla ka laboratorë dhe punishte të pajisura shumë mirë, që zgjerohen dhe pasurohen përditë me kushtet më të mira. Stafi mësimor ka informacion të plotë dhe të vazhdueshëm mbi zhvillimet e teknologjive për specialitetet që kanë zgjedhur nxënësit dhe në bazë të kësaj aplikohen programet në teori dhe ushtrimin praktik të tyre.
Veç të tjerash, në fund të çdo viti shkollor nxënësit dorëzojnë punime që kanë përgatitur nën drejtimin e pedagogëve dhe mësimdhënësve të tyre. 
Shkolla ofron gjithashtu transportin e nxënësve dhe ofron një paradrekë etj. Një rëndësi e veçantë i jepet veprimtarive jashtëshkollore të nxënësve, me synim si edukimin e tyre, njohjen me trevat ku jetojnë, por edhe kultivimin e ndjenjës së përgjegjësisë dhe ndihmës ndaj personave të izoluar në fshatra të vogla e të largëta, ndaj fëmijëve jetimë etj.
Gjithashtu zhvillohen edhe veprimtari sportive e argëtuese etj., dhe megjithëse shkolla zhvillon aktivitetin e saj mësimor në një zonë rurale bujqësore, është bërë e mundur përmes teknologjive të përparuara komunikative të ketë lidhje me internetin.
Personeli arsimor është i përbërë nga mësues me përvojë nga rajoni, inxhinierë me përvojë të gjatë, që kontribuojnë në kualifikim, si edhe pedagogë vullnetarë në specialitete të ndryshme nga Greqia.
Shkolla ka, në vitin e dytë të funksionimit, 102 nxënës dhe për pranimin e tyre nuk ka dallime të asnjë lloji.
Nxënësit që do të mbarojnë Shkollën e Mesme Profesionale “Αpostull Pavli” do të kenë mundësinë e ushtrimit të profesionit, por edhe të plotësimit të njohurive të tyre dhe vazhdimit të përgatitjes në Institutin e Formimit Profesionale “Frymë Dashurie”, në Gjirokastër, në specialitetet përkatëse.
Me nisma të suksesshme të kësaj natyre Kryepiskopi Anastas ka dëshmuar në praktikë dhe në vazhdimësi përkujdesjen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë për përparimin dhe zhvillimin e vendit dhe të shoqërisë.
Shkolla e Mesme Teknike Profesionale “Apostull Pavli”
Mesopotam – Delvinë, tel: (00355) 2895 50000, fax. 2895 50001
|