Login
Organization
Contact

 

English (US)ShqipGreek
You are here: Home
Festa e Ngjalljes së Zotit me fëmijët dhe prindërit

    Tashmë është bërë traditë që pas Festave të Mëdha të kalendarit kishtar, fëmijët së bashku me prindërit e tyre marrin pjesë në një festë të organizuar me këtë rast. Me bekimin e Kryepiskopit Anastas dhe me organizimin e Zyrës së Fëmijëve, Pashka, si festa e festave, mblodhi së bashku shumë fëmijë dhe prindër në qendrat e fëmijëve në Bathore, Thavor dhe tek Kisha e Ungjillëzimit në Tiranë. Në këtë festë merrnin pjesë prindër dhe fëmijë të qendrës së fëmijëve pranë kësaj Kishe dhe fëmijë nga qendra e fëmijëve në Astir.
    Programi ishte mjaft i larmishëm. Pjesëmarrësit kishin mundësinë të këndonin së bashku troparin madhështor të kësaj feste, “Krishti u Ngjall”, të këndonin këngë të tjera në lidhje me Pashkën, të kërcenin, të shikonin dramën e luajtur nga fëmijët për Ngjalljen e Zotit, të recitonin, të luanin së bashku etj. Për më tepër për ata ishte shtruar edhe nje koktej. Fëmijët gjithë gëzim trokisnin vezët e kuqe duke i thënë njëri-tjetrit “Krishti u Ngjall”. Gëzimi ndjehej kudo. Fytyrat ishin të qeshura dhe stafi i kësaj zyre shërbente plot zell. Pjesëmarrësit në fund të festës falenderuan Perëndinë dhe gjithashtu i ishin mirënjohës Kryepiskopit për të gjitha aktivitetet e fëmijëve përgjatë vitit në këto qendra. Në fund të festës prindërit kishin mundësi të merrnin një material të printuar që kishte lidhje me Javën e Madhe dhe që mund të përdorej për festën e Pashkës në vitet në vijim.

Ana Meni


Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Botëror të Kishave (WCC) shpreh shqetësimin mbi Censusin në Shqipëri

    Sekretari i përgjithshëm i Këshillit Botëror të Kishave (WCC) Rev Dr Olav Fykse Tveit ka shprehur shqetësim mbi metodologjinë dhe rezultatet e Censusit të 2011-tës në Shqipëri. Ai ka ngritur pyetje në lidhje me besueshmërinë e procesit i cili, tha ai, ka implikime për të drejtat e pakicave fetare dhe lirive fetare të garantuara në kushtetutën e vendit.
 
   Tveit shprehu këtë shqetësim në letrat e dërguara në fillim të muajit maj (2013) te Presidenti i WCC, Primati i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë Kryepiskopi Anastas, te Prof Dr Bielefeldt Heiner, Raportuesi Special mbi Lirinë Fetare apo Besimin në Kombet e Bashkuara dhe te Qeveria Shqiptare. 
 
   Raporti i fundit zyrtar i Institutit Shqiptar të Statistikave (INSTAT) në lidhje me identitetin fetar të popullsisë në Regjistrimin e 2011-tës, censusi kombëtar konkludon se të krishterët orthodhoksë në Shqipëri përbëjnë 6.75% të popullatës dhe se numri i përgjithshëm i të krishterëve është reduktuar në mënyrë drastike nga 31% në 17%.
 
   Duke pasuar këto rezultate Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperisë shpërndau një pyetësor në lidhje me censusin tek pjesëmarrësit orthodhokse në liturgjitë që u mbajtën në Tiranë, Durrës, Berat, Korçë, Vlorë dhe në qytete të tjera. Rezultatet e këtij studimi tregojnë mundësinë e parregullsive serioze në metodologji dhe rezultatet përfundimtare të të dhënave të qeverisë.
 
    Tveit kujtoi rolin e rëndësishëm të komuniteteve fetare në përpjekjet kolektive për të rindërtuar vendin pas vështirësive të regjimit të mëparshëm. Ai tha se veprime të tilla mund të minojnë ekzistencën e komuniteteve të krishtera dhe praktikën e papenguar të lirisë fetare në vend.
 
   Tveit i bëri thirrje qeverisë shqiptare që të ushtrojë përpjekjet maksimale, në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe në përputhje me standardet dhe normat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, në mënyrë që të garantojë mbrojtjen e plotë dhe promovimin e lirisë fetare në vend për të krishterët dhe pasuesit e të gjitha besimeve të tjera.
 
 

Lexo letrën Sekretarit të përgjithshëm të Këshillit Botëror të Kishave (WCC) -  anglisht

____________________________________________________
 
   

1 Maj, 2013, Gjenevë

 

Prof Dr Heiner Bielefeldt,

Raportues Special mbi Lirinë Fetare apo Besimin

Këshillin për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara

 

Shkëlqesia Juaj,

Me mirësi pranoni urimet e mia të përzemërta!

Këshilli Botëror i Kishave do të donte të shprehte shqetësimin e saj mbi metodologjinë e ndjekur dhe besueshmërinë e rezultateve të Censusit 2011 në Shqipëri, në lidhje me pyetjen opsionale të përkatësisë fetare. Raporti i fundit zyrtar i INSTAT-it, në lidhje me identitetin fetar të popullsisë nga Censusi 2011 deklaron se të krishterët orthodhoksë në Shqipëri janë 6.75% dhe se numri i përgjithshëm i të krishterëve është reduktuar në mënyrë drastike nga 31% në 17%.

Restaurimi i jetës fetare në të gjitha komunitetet tradicionale fetare dhe sidomos lulëzimi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, në vitet pas ardhjes së demokracisë në vitin 1991, pas një persekutimi të gjatë antifetar, është mjaft i dukshëm në të gjithë vendin. Kisha Orthodhokse posedon evidenca (regjistrat e pagëzimit para dhe pas persekutimit, dhe regjistrat e 460 famullive orthodhokse në të gjithë vendin) se numri i të krishterëve orthodhoksë në Shqipëri e kalon 24% të popullsisë.

Duke pasuar rezultatet e Censusit, Kisha Orthodhokse e Shqipërisë shpërndau një pyetësor lidhur me Censusin e Popullsisë tek pjesëmarrësit orthodhoksë në liturgjitë që u mbajtën gjatë dy të dielave, 9 dhe 16 dhjetor 2012, në Tiranë, Durrës, Berat, Korçë, Vlorë, dhe në qytete të tjera. Rezultatet ishin shqetësuese: 7118 persona plotësuan pyetësorin i cili përfshinte emrat, mbiemrat dhe adresën e tyre. Prej këtyre vetëm 2469 persona ose 34,68% deklaruan se  u vizituan dhe u pyetën për përkatësinë e tyre fetare gjatë Censusit; 4.643 persona ose 65,23% nuk u vizituan fare ose atëherë kur u vizituan nuk u pyetën mbi përkatësinë fetare nga regjistruesit e Censusit; 56 persona deklaruan se regjistruesit i shënuan të dhënat me laps ose jo në formularin zyrtar dhe për më tepër 11 persona dëshmuan se regjistruesit refuzonin të shënonin përkatësinë fetare ose e shënuan atë vetëm pas shumë këmbënguljeve. Për më tepër, ata kanë dëshmi se në një numër të madh rastesh qytetarët nuk u kërkuan të firmosnin formularin e Censusit dhe se të dhënat shkruheshin në një fletore dhe jo në formularin zyrtar ashtu siç e kërkon procedura. Rezultatet e këtij pyetësori tregojnë se në 65% të rasteve ka pasur parregullsi në regjistrimin e bërë në lidhje me përkatësinë fetare.

Vlen të theksohet se në bazë të Këshillit të Evropës ("Opinioni i Tretë i Këshillit të Evropës për Shqipërinë miratuar më 23.11.2011,") regjistrimi i popullsisë "nuk mund të konsiderohet të jetë i besueshëm dhe i saktë, ngre çështjet e përputhshmërisë me parimet e sanksionuara në nenin 3 të Konventës për mbrojtjen e pakicave kombëtare ... ".

Kushtetuta e Shqipërisë garanton lirinë e fesë apo besimit. Neni 3 ngarkon shtetin në sigurimin e bashkëjetesës fetare. Neni 20 rithekson mbrojtjen e të drejtave fetare dhe lirive për pakicat. Për më tepër, Shqipëria është një nënshkruese e instrumenteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut duke garantuar lirinë e fesë apo besimit.

Duke pasur besim të plotë në punën tuaj për respektimin, mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së fesë apo besimit rreth botës, ne ju bëjmë thirrje, Prof Dr Bielefeld, të përdorni zyrat tuaja të mira për të siguruar se liria e fesë apo e besimit për të gjithë qytetarët e Shqipërisë respektohet plotësisht.

Sinqerisht juaji,

Rev Dr Olav Fykse Tveit

Sekretari i Përgjithshëm

Letra të ngjashme janë dërguar te Presidenti i WCC, Primati i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë Kryepiskopi Anastas, te Filloreta Kodra, ambasadorja shqiptare në Kombet e Bashkuara.

 
 

 

Këshilli Botëror i Kishave  (WCC), i themeluar në vitin 1948promovon unitetin e krishterë  besimdëshmi dhe shërbim për një botë të drejtë dhe paqësore. Ky organizëm kishtar ekumenik, përbëhet nga 345 kisha anëtare (deri në fund të vitit 2012) dhe përfaqëson më shumë se 500 milionë të krishterë protestantë, orthodhoksë, anglikanë dhe tradita të tjera, në mbi 110 shtete.WCC punon në bashkëpunim me Kishën Romano Katolike.
 
Media contact: +41 79 507 6363; www.oikoumene.org/press
Visiting address: 150 route de Ferney, 1211 Geneva 2, Switzerland
 
 
 
DEKLARATË JONË ZYRTARE 
____________________________________________________
 

  

 KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË

DEKLARATË ZYRTARE

Të dhënat e Censusit 2011, për të krishterët orthodhoksë të Shqipërisë,
janë tërësisht të pasakta dhe të papranueshme.  

Lexo më tepër...

Autoritetet e vendit urojnë për Pashkën Kryepiskopin dhe komunitetin orthodhoks

    Pritja e Pashkëve është gjithmonë jo vetëm një pritje urimesh, por edhe një ditë vlerësimesh të shumta për veprën e Kishës. Këtë vit ajo ishte edhe më e veçantë. Për herë të parë u bë në selinë e re të Sinodit të Shenjtë, pjesë e kompleksit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”.


  Bashkë me Fortlumturinë e Tij Anastas mernin pjesë në pritje edhe anëtarë të Sinodit: Episkop Nikolla, Episkop Andoni, Episkop Nathanaili, Episkop Asti dhe klerikë të tjerë.

     Erdhën për të uruar Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, gjithashtu edhe Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha ndërsa presidenti Bujar Nishani dërgoi një urim me anë të këshilltarëve të tij.

      Uruan edhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, Ministrat Halim Kosova e Visar Zhiti, kryetarë partish, rektorët Dhori Kule e Jorgaq Kaçani etj. Për të uruar erdhi edhe ambasadori i SHBA Arvizu dhe mjaft diplomatë të tjerë.

    Urime të ngrohta, siç është në traditën e bashkëjetesës fetare në vendin tonë përcollën edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare, ndërsa Nunci Apostolik në vendin tonë Arqipeshkvi Ramiro Ingles i dorëzoi Kryepiskopit Anastas një letër të Papës Francesku I.

    Në këtë atmosferë festive Kryeministri z. Berisha mes të tjerash tha: “Ringjallja e Krishtit është dita e shenjtë e besimtarëve të krishterë ortodoksë, e besimtarëve të krishterë në tërësi, por edhe e të gjithë besimtarëve të Zotit, që admirojnë, nderojnë përjetësinë, shpresën, besimin, të ardhmen. Është një rast i veçantë për mua, t’i shpreh edhe një herë Hirësisë së tij, Kryepeshkopit të Kishës Autoqefale Shqiptare Janullatos, mirënjohjen më të thellë, nderimin më të madh për punën e madhe që ka bërë në ringjalljen e Kishës Ortodokse Shqiptare dhe jo vetëm kaq, por e përkushtimin e tij të madh, për të ndihmuar Shqipërinë e shqiptarët në këtë periudhë në të gjitha aspektet. Edhe një herë gëzuar!"

 

 

 

Kremtimi i Pashkës në mbarë vendin (E re - New)

Durrës

______________________________________________________________________________________________________  

Elbasan

______________________________________________________________________________________________________

 

 

 

 

Berati

___________________________________________________________________________________________________________________

 

 

 

 

 

 

Vlora

______________________________________________________________________________________________________

 

 

 

 

 

 

 

Fier

______________________________________________________________________________________________________

 

Korça

______________________________________________________________________________________________________

 

 

 

 

 

 

 

Gjirokastra

______________________________________________________________________________________________________

 

 

Apostulli Vep. 8:26-39 Ungjilli Jn. 6:40-44

Apostulli Vep. 8:26-39
Edhe një engjëll i Zotit i foli Filipit duke thënë: Ngrihu e shko nga jugu, në rrugën që zbret prej Jerusalemit në Gazë. Kjo është shkretëtirë. Edhe ai u ngrit e shkoi. Edhe ja një njeri, Etiopian, eunuk, ofiqar i lartë i Kandakës, mbretëreshës së Etiopianëve, i cili ishte mbi gjithë thesarët e saj; ky kishte ardhur që të falet në Jerusalem. 28Edhe në kthim, duke ndenjur mbi qerren e tij, po lexonte profetin Isaia. Edhe Fryma i tha Filipit: Afrohu e ngjitju kësaj qerreje. Edhe Filipi shkoi me vrap afër, e dëgjoi atë duke lexuar profetin Isaia, edhe tha: A i kupton vallë ato që lexon? Edhe ai tha: E si mundem, në mos më udhëzoftë njeri? Edhe iu lut Filipit të hipë e të rrijë bashkë me të. Edhe pjesa e shkrimit që po lexonte ishte kjo: “U pru si dele për therje, edhe si qengj pa zë përpara atij që e qeth, kështu nuk hap gojën e tij. Në përuljen e tij u ngrit gjyqi i tij; edhe brezin e tij kush do ta tregojë? Sepse ngrihet prej dheut jeta e tij”. Edhe eunuku u përgjigj e i tha Filipit: Të lutem, për cilin e thotë profeti këtë? Për veten e tij, apo për ndonjë tjetër? Atëherë Filipi hapi gojën e tij, edhe duke u nisur nga ky shkrim i dha atij lajmin e mirë për Jisuin. Edhe tek po ecnin udhës, erdhën pranë një uji; edhe eunuku thotë: Ja ujë, çfarë më ndalon të pagëzohem? Edhe Filipi i tha: Në beson me gjithë zemër, mundesh. Edhe ai u përgjigj e tha: Besoj se Jisu Krishti është i Biri i Perëndisë. Edhe urdhëroi të qëndrojë qerrja; edhe zbritën të dy në ujë, Filipi dhe eunuku; edhe e pagëzoi. Edhe kur dolën nga uji, Fryma e Zotit rrëmbeu Filipin dhe eunuku s’e pa më, por shkonte udhës së tij duke u gëzuar. 40Edhe Filipi u gjend në Azot, edhe duke shkuar jepte lajmin e mirë nëpër gjithë qytetet, deri sa erdhi në Qesari.

Ungjilli  Jn. 6:40-44
Edhe kjo është dëshira e atij që më ka dërguar, kushdo që sheh Birin dhe i beson, të ketë jetë të përjetshme; edhe unë do ta ngjall në ditën e fundit. Judenjtë pra, ankoheshin për atë, se tha: Unë jam buka që zbrita nga qielli. Edhe thoshin: A nuk është ky Jisui, i biri i Josifit, të cilit ne i njohim të atin dhe të ëmën? Si thotë pra ky se kam zbritur nga qielli? Jisui pra, u përgjigj e u tha atyre: Mos pëshpërisni me njëri-tjetrin. Asnjë s’mund të vijë tek unë, në mos e tërheqtë Ati që më ka dërguar; edhe unë do ta ngjall atë në ditën e fundit.



 

 

Gazeta "Ngjallja" Arkivi

 

Efrosina, igumene e Polotskut

    Ishte bijë e princit Sviatoslav të Polotskut,1 dhe ky vetë nipi i princit Vladimir, dhe kushëri i perandorit të Bizantit Manuel Komninit (1141-1180). Gjithë fëmijërinë e saj e kaloi me studimin e Shkrimeve të Shenjta dhe ato të Etërve. Kur ishte 12 vjet, të gjithë e njihnin bukurinë dhe urtësinë e saj, ndaj dhe prindërit përgatiteshin ta martonin. Por kur Efrosina e mësoi planin e tyre u fsheh tek motra e nënës së saj, igumene Romana për t’u bërë murgeshë.
     Megjithatë, ajo nuk qëndroi për shumë kohë në këtë manastir, por mori lejen nga episkopi i Polotskut të qëndronte pranë katedrales. Lutej dhe kopjonte libra, paratë e të cilave i bënte lëmoshë. Një engjëll i Zotit iu shfaq tri herë dhe i tregoi vendin ku Perëndia e kishte thirrur të themelonte një manastir në një fshat afër qytetit. Ndërtoi atje një kishë prej guri dhe themeloi një manastir ku me gjithë kundërshtimin e prindërve të saj mori me vete të motrën, Evdhokinë, kushërirën, dy mbesat dhe shumë vajza të tjera. Ndërtoi edhe një kishë tjetër kushtuar Hyjlindëses dhe themeloi një manastir burrash, ku dhuroi ikonën që perandori Manuel i kishte dhënë dhe thuhet se kjo ikonë ishte e pikturuar nga shën Llukai në Efes.
     Shumë laikë vinin për të marrë këshillat e saj. Kur arriti në moshë të madhe, drejtimin e manastirit ia dorëzoi Evdhokisë, dhe u nis për një pelegrinazh në Vendet e Shenjta, ku dëshironte të vdiste. Në Konstandinopojë u prit me nderime nga patriarku dhe perandori. Kur arriti në Jerusalem, një engjëll iu shfaq dhe i bëri të njohur orën e vdekjes. U kungua me Misteret e Shenjta dhe fjeti në Krishtin më 23 maj 1173 dhe u varros në Manastirin e Shën Theodhosit. Pas marrjes së Jerusalemit nga Saladini (1187), lipsani i saj u transferua në Lavrën e Shpellave të Kievit, dhe qëndruan atje deri në 1910, data kur u çua në Manastirin e Polotskut.

 

 

Radio "Ngjallja" Live


 

DEKLARATË ZYRTARE


  

 KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË 

DEKLARATË ZYRTARE 

Të dhënat e Censusit 2011, për të krishterët orthodhoksë të Shqipërisë,
janë tërësisht të pasakta dhe të papranueshme.    

 

1. Të dhënat e fundit, të shpallura zyrtarisht nga INSTAT-i mbi përkatësinë fetare të popullsisë, në Censusin e fundit të vitit 2011, shpallin se të krishterëtorthodhoksë në Shqipëri janë 6,75%. Pa dyshim bëhet fjalë për një gabim statistikor fare të qartë ose më saktë për një gënjeshtër. E tërë metodologjia që u ndoq për regjistrimin e përkatësisë fetare nuk iu përgjigj aspak metodës elementare objektive që ndiqet nëvendet evropiane. Për rrjedhojë, një gjë e tillë, fyen jo vetëm të krishterët orthodhoksë, të cilët që nga fillimi i shtetit shqiptar janë komuniteti më i madh i krishterë në numër, por edhe të gjithë të krishterët, të cilëve iu zvogëlohet në mënyrë të ndjeshme madhësia nga 31% në 17%. Si përfundim, ky veprim errëson pamjen e përgjithshme të Komuniteteve Fetare në Shqipëri.


       Propozimi ynë për organet kompetente ishte që pyetja në lidhje me fenë të ishte e detyrueshme, si të gjitha pyetjet e tjera, e qartë dhe e saktë, për të nxjerrë rezultate të drejta: Jam:


 

 Politikanë të ndryshëm, por edhe qarqe fetare, u rreshtuan kundër kësaj pyetjeje dhe u kultivua një frikë e përhapur kudo se mos ndoshta feja lidhet me deklarimin e kombësisë. Komuniteti Orthodhoks, nuk formuloi asnjë kundërshtim, por u kufizua në theksimin e detyrimit për të pasur objektivitet dhe seriozitet gjatë gjithëzhvillimit të regjistrimit. Si përfundim, pyetja mbi fenë u bë fakultative, e paqartë dhe e vështirë për qytetarët, veçanërisht për ata me arsim të kufizuar. Kjo siç duket, për të diktuar përgjigjet në një drejtim të caktuar dhe për t’i regjistruar qytetarët në mënyrë arbitrare. Fleta e regjistrimit të INSTAT-it shkruan: 


 

Siç shihet më sipër del shumë nëpah pyetja ngatërruese nr.2. Nuk ka në botë term për të denominuar fe me emrin “besimtar”. Besimtar i kujt? I cilës fe saktësisht? Megjithëkëtë rezultatet u dhanë me përcaktim të qartë të fesë: myslimanë 56,70%, katolikë 10,03%, orthodhoksë 6,75%, bektashinj 2,09%, ungjillorë 0,14%, të krishterë të tjerë 0,07%, ateistë 2,50%, besimtarë të pacilësuar 5,49%. Pasues të feve të tjera 0,02%. Nuk u përgjigjën 13,79%.

2. Gjatë dy të dielave të fundit, 9 dhe 16 dhjetor 2012, tek orthodhoksët pjesëmarrës në meshimet në kishat e Tiranës, Durrësit, Beratit,Korçës, Vlorës, si dhe në qytete të tjera,ndamë pyetësorë në lidhje me Censusin. Rezultatet ishin tronditëse. Anketimit tonë iu përgjigjën me emër, mbiemër dhe adresë 7118 persona. Prej këtyre 2469 persona ose 34,68% deklaruan se u vizituan dhe u pyetën për përkatësinë fetare gjatëCensusit. Ndërsa nuk u vizituan fare nga regjistruesit ose u vizituan dhe nuk u pyetën mbi përkatësinë fetare 4643 persona ose 65,23%. Gjithashtu 56 persona deklaruan se regjistruesit i shënuan të dhënat me laps ose në një fletore tjetër dhe 11 persona pohuan se regjistruesit nuk donin ta shënonin fenë ose e shënuan atë pas shumë këmbënguljeje. Për më tepër, kemi dëshmi të shumta se regjistrimi në një pjesë të madhe të tij është kryer nga regjistruesit me shënime në fletore, jo siç e kërkon procedura të shkruhet në pyetësor dhe as nuk janë firmosur nga deklaruesit.

 3. Gjatë 100 viteve të pavarësisë së shtetit shqiptar janë kryer vetëm dy regjistrime në të cilat përfshihej pyetja mbi përkatësinë fetare. Sipas statistikës së vitit 1927 kemi këto të dhëna: myslimanët sunitë dhe bektashinj përbënin 67,5%; orthodhoksët 22,3% dhe katolikët 10%. Ndërsa sipas regjistrimit tjetër të kryer nga autoritetet italiane, në vitin 1942, të dhënat e nxjerra ishin: myslimanë 68,9% të popullsisë (nga të cilët sunitë 54,17% dhe 14,73% bektashinj) dhe të krishterë 31% (nga të cilët orthodhoksë 20,7% dhe katolikë 10,3%).

Pas persekutimit të gjatë antifetar dhe ardhjes së demokracisë në vitin 1991, është shumë i qartë për të gjithë në këtë vend ringritja e të gjitha Komuniteteve Fetare Tradicionale, si dhe lulëzimi mjaft i dukshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Pra është shumë e çuditshme dhe e dyshimtë, përse disa qarqe të caktuara synuan me makinacione të ndryshme të tregojnë se orthodhoksët u pakësuan me 2/3.

Sipas të dhënave kishtare që ne disponojmë (regjistrat e pagëzimit, para dhe pas persekutimit, si dhe nga regjistrat e 460 famullive orthodhokse në të gjithë vendin) numri i të krishterëve orthodhoksë e tejkalon 24% të popullsisë së Shqipërisë. Me të drejtë mund të ngrihet pyetja: Ku janë mbi 17% e orthodhoksëve të tjerë që i fshehu regjistrimi?

Të gjitha të dhënat mbështesin faktin se nën përqindjet e regjistrimit që përcaktohen si “Nuk u përgjigjën 13,79%” dhe “besimtarë të pacilësuar 5,49%” ndodhen të krishterët orthodhoksë në shumicën e tyre dërrmuese: a) Ata qëvendosën me dëshirën e tyre të mos marrin pjesë në regjistrim, p.sh shumica e minoritetit grek, ndoshta edhe e vllahofonëve, malazezëve, si dhe e minoriteteve të tjera. b) Ata qëiu shmangën deklarimit direkt të fesë, pas një presioni psikologjik që krijuan disa qarqe ekstremiste dhe pas kërcënimeve në lidhje me deklarimin me dëshirë të besimit fetar dhe kombësisë. c) Të gjithë ata të cilët regjistruesit nuk i vizituan (janë mijëra persona që e vërtetojnë këtë fakt), si edhe fshatra dhe lagje të tëra orthodhokse. d) Ata persona që u vizituan, por nuk u pyetën fare për përkatësinë fetare, ose kur u deklaruan orthodhoksë, regjistruesit në mënyrë arbitrare i vendosën në një kategori të pacilësuar.

E ndërsa pyetja për fenë u përcaktua si fakultative, me dëshirë, bashkë me atë të kombësisë, u kthye në fund fare në karakteristikën qendrore të këtij regjistrimi. (Vlen për t’u shënuar fakti se vetë regjistrimi, ndaj pyetjes së kombësisë, nxjerr këto rezultate: në fillim shqiptarë 82,58% dhe në fund: nuk u përgjigjën 13,96%).

Sipas Këshillit të Evropës (“Third Opinion of the Council of Europe on Albania adopted 23.11.2011”), procedura e regjistrimit në lidhje me çështjen e kombësisë nuk është bërë sipas standarteve të pranuarandërkombëtarisht dhe duhet të përdoret “me kujdesin më të madh” (with the utmost caution)dhe të mos mbështeten ekskluzivisht në këto vendimet e autoriteteve politike.

*                      *

Pas fakteve të mësipërme, deklarojmë: Denoncojmë metodën antishkencore që u ndoq për këtë çështje të ndjeshme fetare. Protestojmë për shtrembërimin flagrant të etikës profesionale. Nuk njohim të dhënat mbi përkatësinë fetare të popullsisë që jep statistika e fundit e vitit 2011 bërë nga INSTAT.Plane dhe veprime të tilla mund të minojnë bashkekzistencën dhe harmoninë fetare për të cilën jemi përpjekur.

Kërkimi i së vërtetës është diçka themelore për një shoqëri të qytetëruar, veçanërisht në çështje kaq delikate, si besimi fetar i qytetarëve. Dhe vetëm e vërteta mund ta ndihmojë Shqipërinë në ecurinë e saj drejt Evropës së Bashkuar dhe në përgjithësi përparimin në shekullin e njëzet e njëtë. 

Këshilli Kishtar Kleriko-laik i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë* 

 

(*Në këtë organ institucional të Kishës marrin pjesë të gjithë anëtarët e Sinodit të Shenjtë, si dhe priftërinj dhe laikë - burra, gra dhe të rinj, përfaqësues të Kryepiskopatës dhe të Mitropolive). 

Tiranë, 17 dhjetor 2012

                                                                                                                                   

 

Predikimi i së Djelës

 

 
 

Ptriarkana Ekumenike Patriarkana e Aleksandrisë

Patriarkana e Antioqisë
Patriarkana e Jerusalemit
Kisha e Rusisë
Kisha e Serbisë
Kisha e Rumanisë
Kisha e Bullgarisë
Kisha e Gjorgjisë
Kisha e Qipros
Kisha e Greqisë
Kisha e Polonisë
Kisha e Shqipërisë
Kisha e Cekosllovaqisë
 

Biografia e Kryepiskopit Anastas

PRIMAT I KISHËS ORTHODHOKSE AUTOQEFALE SHQIPËRISË      Kryepiskop...

Read More

Vështrim i përgjithshëm 1991-2012

  Vështrim i përgjithshëm 1991-2012    ...

Read More

Sinodi i Shenjtë

Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë përbëhet nga: Fortlumturia e...

Read More

Besimi Orthodhoks

        Në këtë seksion të faqes sonë të internetit, besimtarët orth...

Read More

Historia-Hyrje

    Treva e Shqipërisë së sotme, e shtrirë përgjatë pjesës veriore të bregdetit Jon...

Read More

Dhiata e Re

   Librat e parë të shkrimeve të Dhiatës së Re janë katër ungjijtë e Shën Mattheut, ...

Read More

Mitropolitë e Shenjta

Kryepiskopata e Shenjtë e Tiranës, Durrësit

 

Kryepiskop: Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastasi. Episkopë Ndihmës: Episkopi i Apollonisë, Hirësia e Tij Nikolla;  Episkopi i Krujës, Hirësia e Tij Andoni. Selia: Tiranë. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Rr. e Kavajës 151, Tiranë, Albania. Tel. (00355) 4–2234.117, 4–2235.095, fax 4–2232.109. 

______________________________________________

Mitropolia e Shenjtë e Beratit

 

Mitropolit: Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Hirësia e Tij Ignati. Selia: Lagja "22 Tetori", Berat. Tel. (00355) 32–238 120, tel.- fax 32–238.120. 

 

 

Mitropolia e Shenjtë e Gjirokastrës 

 

Mitropolit: Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësia e Tij Dhimitri. Selia: Gjirokastër. Lagja 11 Janari, Gjirokastër. Tel. (00355) 84–242.66, fax 84–237.73.

___________________________________________

Mitropolia e Shenjtë e Korçës

 

Mitropolit: Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Joani. Selia: Korçë. Rr. "Stefan Luarasi", nr. 2, Korçë, Albania. Tel. (00355) 82–242.876, fax 82–246.100. Epitrop Arkihieratik: Atë Ilia Kotnani.

Na kontaktoni per cdo pyetje qe mund te keni...
Email:
Subjekti:
Mesazhi:
12+6=?