Mesazhi i Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë
Në jetën e Krishtit, që u kurorëzua në Kryq dhe me Ngjalljen e Tij, u zbulua paqja e shuamanshme që Ai i dhuron botës. Perëndia, tek i cili kemi mbështetur besimin tonë, është "Perëndia i paqes" (Filip. 4:9). Kjo paqe nis nga thellësitë e qenies njerëzore, që të bëhet forcë e dobishme, e cila qetëson tërë botën. Paqja që predikon Dhiata e Re është shumëdimensionale: personale, shoqërore dhe njëkohësisht shenjtëruese, e përgjithshme, eskatologjike.
Kuptimi i krishterë i paqes së brendshme është diçka shumë më e thellë dhe më e gjerë nga qetësia e stoikëve apo nga nirvana e budistëve dhe nuk lidhet fare me apatinë për ato që ndodhin rreth nesh. Ungjilli zbuloi se e kundërta e paqes nuk është lufta, por uni, egocentrizmi vetjak, social, etnik, racial. Këtu gjendet rrënja e kërcënimit kundër paqes dhe këtu duhet të kthehen vëmendja dhe përpjekjet tona.
Mesazhi i ditës
Lindi në një familje të shquar të krishterë në Egjiptin e Lartë dhe që i vogël bëri një jetë të pëlqyeshme për Perëndinë. Kur ishte 12 vjeç, u hidhërua kur pa përgatitjet e festës së Theofanisë e tha: “Nëse kënaqesh më këto ushqime, nuk do të fitosh jetën e përjetshme”. Që atëherë kreshmonte gjithë ditën deri në mbrëmje dhe nuk hante ushqim të zgjedhur. Dy vjet më vonë u pranua në manastirin e Latopolisit, ku jetoi si eremit pranë disa murgjve. U kthye plot zell në Tabenesis kur dëgjoi për urtësinë e shën Pahomit, ku sapo mbërriti, filloi ta imitonte. U përpoq të ruante pastërtinë e zemrës, një gjuhë të matur e të hijshme dhe bindje deri në vdekje. U bë model dhe ngushëllim për të tjerët. Në vitin e parë të qëndrimit të tij, kur u ngrit për t’u lutur, qelia u ndriçua dhe dy engjëj të shndritshëm iu shfaqën. I frikësuar Theodhori doli me vrap dhe u ngjit mbi çati, por engjëjt e qetësuan dhe i dhanë në mënyrë profetike një numër të madh çelësash. Njëherë, ndërsa Pahomi e qortoi gabimisht për ta...
Apostulli Vep.13:13-24 Edhe Pavli dhe ata që ishin rreth tij, pasi u ngritën me anije nga Pafa, erdhën në Pergë të Pamfilisë; dhe Joani u nda nga ata e u kthye në Jerusalem. Edhe ata pasi ikën nga Perga, erdhën në Antioki të Pisidisë, dhe si hynë në sinagogë ditën e shtunë, ndenjën. Edhe pas leximit të ligjit dhe të profetëve, të parët e sinagogës dërguan tek ata, duke thënë: O burra vëllezër, nëse keni ndonjë fjalë për t’ia mësuar popullit, thuajeni. Atëherë Pavli si u ngrit e bëri shenjë me dorë, tha: O burra Izraelitë, dhe ju që keni frikë Perëndinë, pa dëgjoni. Perëndia i këtij populli, i Izraelit, zgjodhi etërit tanë, edhe ngriti popullin që rrinte i huaj në dhe të Egjiptit, e me krahë të lartë i nxori ata prej tij. Edhe deri në dyzet vjet duroi sjelljet e tyre në shkretëtirë. Edhe pasi prishi shtatë kombe në dhe të Kanaanit, u ndau atyre me short dheun e tyre. Edhe pastaj për rreth katërqind e pesëdhjetë vjet u dha atyre gjykatës deri në kohën e profetit Samuil. Edhe pastaj kërkuan mbret, dhe Perëndia u dha atyre Saulin, të birin e Kisit, një burrë prej farës së Beniaminit, për...








