Viti Kishtar Ndonëse 1 shtatori është konsideruar si fillimi i Vitit Kishtar, prapëseprapë, sipas kalendarit të Kishës Orthodhokse, qendra reale liturgjike e ciklit vjetor të adhurimit, është festa e Ngjalljes së Krishtit. Të gjithë elementët e devotshmërisë orthodhokse drejtohen e burojnë prej Pashkës, kremtimit të Pashkës së Re të Krishterë. Madje edhe "festat e palëvizshme" të Kishës, si Krishtlinda e Uji i Bekuar, të cilat kremtohen sipas...
Περισσότερα...
Periudha para Kreshmës Periudha paskale e Kishës paraprihet nga periudha e Kreshmës së Madhe, e cila gjithashtu paraprihet nga një përgatitje liturgjike. Shenja e parë e afrimit të Kreshmës së Madhe vjen pesë javë më përpara se ajo të fillojë. Në këtë të Dielë këndimi i Ungjillit flet për Zakeun, taksambledhësin. Ai na tregon se si Krishti solli shpëtimin tek ky njeri mëkatar dhe se si jeta e tij u ndryshua rrënjësisht, vetëm sepse ai "kërkoi...
Περισσότερα...
Kreshma e Madhe Periudha e Kreshmës së Madhe është koha e përgatitjes për festën e Ngjalljes së Krishtit. Ajo është simboli i gjallë i tërë jetës së njeriut, jetë që do të përmbushet në ngjalljen e tij prej së vdekurish me Krishtin. Ajo është një kohë për të rigjallëruar devotshmërinë: me lutje, agjërim e lëmosha. Eshtë një kohë pendese, një rigjallërim real i mendjes, zemrës dhe veprave tona, sipas...
Περισσότερα...
Agjërimi në Kreshmën e Madhe Diçka e veçantë duhet thënë për agjërimin gjatë Kreshmës së Madhe. Duke folur në përgjithësi, agjërimi është një element themelor i jetës së krishterë. Krishti agjëroi dhe i mësoi njerëzit të agjërojnë. Agjërimi i bekuar bëhet në sekret, pa e shfaqur dhe pa kritikuar të tjerët (Mattheu 6:16; Romanët 14). Ai ka për qëllim pastrimin e jetëve tona, çlirimin e shpirtrave dhe trupave tanë...
Περισσότερα...
Shërbesat gjatë Kreshmës Shërbesat ditore gjatë Kreshmës karakterizohen nga melodi të veçanta kreshmore të një karakteri pendimtar. Dyert e Bukura mbahen të mbyllura, për të treguar ndarjen e njeriut prej Mbretërisë së Perëndisë nga shkaku i mëkatit. Veshjet e Kishës janë të errëta, zakonisht në ngjyrë vjollcë. Gjithashtu edhe troparet ditorë kanë një karakter lutës, duke i kërkuar Perëndisë, me ndërmjetimet e shenjtorëve, të na...
Περισσότερα...
Mesha e Dhuratave të Parashenjtëruara Siç kemi thënë më parë, Mesha Hyjnore eukaristike nuk kremtohet në Kishën Orthodhokse gjatë ditëve të Kreshmës së Madhe. (Përveç të Shtunave dhe të Dielave, që nuk janë ditë kreshmore). Por, me qëllim që besnikët të ndihmohen nga Kungata e Shenjtë në përpjekjen e tyre kreshmore, Kisha ka caktuar Meshën e Dhuratave të Parashenjtëruara. Kjo është një shërbesë e vjetër në Kishën...
Περισσότερα...
Të Dielat e Kreshmës Secila nga të Dielat e Kreshmës së Madhe ka temën e saj të veçantë. E Diela e Parë është Festa e Triumfit të Orthodhoksisë. Ajo është një festë historike, që përkujton kthimin e ikonave nëpër kishat në vitin 843, mbas fitores kundër herezisë ikonoklaste. Tema shpirtërore e kësaj të Diele është, para së gjithash, fitorja e Besës së Vërtetë: "Kjo është fitorja që e mundi botën: besa...
Περισσότερα...
E Shtuna e LLazarit dhe e Diela e Dafinës Java që pason të Dielën e Shën Marisë së Egjiptit, quhet Java e Dafinës ose e Luleve. Shërbesat e të Martës së kësaj jave, përmendin që miku i Jisuit, Llazari, ka vdekur dhe Zoti po shkon t’a ngjallë atë prej së vdekurish (Joani 11). Në ditët që pasojnë drejt së Shtunës, Kisha, në himnet dhe vargjet e saj, vazhdon ta ndjekë Jisuin drejt Betanisë, në varrin e Llazarit. Të Premten në mbrëmje, vigjilja e kremtimit...
Περισσότερα...
Java e Madhe Në Kishën Orthodhokse java e fundit e jetës së Krishtit quhet zyrtarisht Java e Pësimit. Në emërtimin popullor është quajtur Java e Madhe. Çdo ditë emërtohet në librat e shërbesave si "e madhe dhe e shenjtë". Çdo ditë të javës ka shërbesa të veçanta, të cilat kryhen në të gjitha kishat. Jeta tokësore pushon për çdo besnik kur ata "shkojnë me Zotin në Jerusalem" (Mëngjesorja e të...
Περισσότερα...
E Enjtja e Madhe E Enjtja e Madhe i kushtohet Darkës Mistike që Krishti kremtoi me dymbëdhjetë apostujt e tij. Tema kryesore e ditës është darka vetë, për të cilën Krishti porositi që Pashka e Dhiatës së Re të hahej në kujtim të tij, të trupit të tij që thyhet dhe gjakut të tij, që derdhet për ndjesën e mëkateve. Gjithashtu, në shërbesat e kësaj dite kujtohet tradhëtia e Judës dhe larja e këmbëve të nxënësve. Në...
Περισσότερα...
E Premtja e Zezë Shërbesa e Mëngjesit e të Premtes së Zezë, kryhet në përgjithësi të Enjten në darkë. Tipari kryesor i kësaj shërbese është këndimi i dymbëdhjetë pjesëve nga Ungjijtë*. Të gjitha pjesët tregojnë pësimin e Krishtit. Këndimi i parë është nga Ungjilli sipas Joanit 13:31-18:1. Ky është fjalimi i gjatë i Krishtit me nxënësit, që përfundon me të ashtuquajturën lutje kryepriftërore. Ungjilli i...
Περισσότερα...
E Shtuna e Madhe Shërbesa e parë që i përket të Shtunës së Madhe, quajtur në Kishë Sabati i Bekuar, kryhet në mbrëmjen e së Premtes së Zezë. Zakonisht kryhet mbasdite për të përkujtuar varrimin e Krishtit.1 Përpara se të fillojë shërbesa, është përgatitur një "varr" (Kuvuklion) në mes të Kishës dhe është zbukuruar me lule. Gjithashtu një ikonë e veçantë e pikturuar ose e qëndisur në një...
Περισσότερα...
E Diela e Shenjtë e Pashkës së Madhe Pak përpara mesnatës, në Sabatin e Bekuar, fillon Vigjilja e Pashkës 1 . Në disa tekste kjo shërbesë quhet Shërbesa e Mesnatës. Gjatë kësaj shërbese Kisha mbahet e ndriçuar shumë pak. Sipas zakonit të vjetër, mbas Kanonit shuhen të gjithë kandilet e Kishës përveç "Kandilit të Pashuar" të altarit. Pastaj fillon Shërbesa e Dritës ose Shërbesa e Ngjalljes. Prifti është në altar. Ai merr Qiriun e Pashkës...
Περισσότερα...
Të Dielat pas Pashkës E Diela e Shën Thomait: Antipashka Në çdo ditë të javës mbas Pashkës, e quajtur nga kisha Java e Ndritshme, shërbesat paskale kremtohen me tërë shkëlqimin e tyre. Procesioni pagëzimor i Pashkës përsëritet çdo ditë. Dyert e Bukura të Hierores qëndrojnë të hapura. Gëzimi i Ngjalljes dhe dhurata e Mbretërisë së jetës së amëshuar vazhdon me bollëk. Pastaj, në fund të javës, të Shtunën në mbrëmje...
Περισσότερα...
Ngjitja (Shestja) Jisui nuk jetoi me nxënësit e tij mbas ngjalljes, siç kishte bërë para vdekjes së tij. I mbushur me lavdinë e hyjnisë së tij, Ai u shfaq në kohë dhe vende të ndryshme tek njerëzit i tij, duke i siguruar ata, se ishte me të vërtetë i gjallë në trupin e tij të ngjallur dhe të lavdëruar. Atyre, pasi pati vuajtur, iu paraqit i ngjallur me shumë prova bindëse, duke u parë prej tyre për dyzet ditë dhe duke folur për gjërat e...
Περισσότερα...
E Bekuar është Mbretëria Mbas Shërbesës së Blatës së Hyjshme, prifti (ose dhiaku) temjanis altarin, ikonat dhe tërë Kishën. Në kohën që po temjanis altarin, ai thotë pa zë troparet që rrëfejnë plotësinë e pranisë së Krishtit në varr, në vdekje, në parajsë, në të djathtë të Atit: "Ti, i papërshkruar, që i mbush të gjitha". Ai, gjithashtu, thotë pa zë Psalmin 50: Mëshiromë, o Perëndi. Pas temjanisjes, kleri...
Περισσότερα...
Rushajet (Pesëdhjetorja) Zbritja e Shpirtit të Shenjtë Në Dhiatën e Vjetër Pesëdhjetorja (Pentekostia) ishte festa që kremtohej pesëdhjetë ditë pas Pashkës. Ashtu siç Pashka kremton eksodin e Izraelitëve nga skllavëria e Egjiptit kështu edhe Pesëdhjetorja kremton dhënien e dhjetë urdhërimeve nga Perëndia Moisiut, në malin e Sinait. Në Dhiatën e Re të Mesias, ngjarja e Pashkës merr një kuptim të ri, si kremtimi i vdekjes dhe ngjalljes së Krishtit, "eksodi" i njerëzve prej...
Περισσότερα...
Krishtlindja Kremtimi i festës së Lindjes së Krishtit, në Kishën Orthodhokse është modeluar sipas kremtimit të festës së Ngjalljes së Zotit. Festa paraprihet nga një agjërim dyzetëditësh, me ditë të veçanta përgatitore, të cilat lajmërojnë afrimin e Lindjes së Shpëtimtarit. Kështu, në ditën e Shën Andreas (30 nëntor) dhe në ditën e Shën Nikollës (6 dhjetor), këndohen këngë që lajmërojnë...
Περισσότερα...
Uji i Bekuar (Epifania) Gjashtë Janari është festa e Ujit të Bekuar (Epifania). Fillimisht ishte vetëm një festë e "shfaqjes së Perëndisë" në botë, në formë njerëzore. Ajo përfshinte kremtimin e Lindjes së Krishtit, adhurimin e Magëve dhe gjithë ngjarjet e fëmijërisë, si rrethprerjen dhe paraqitjen në Tempull, si edhe pagëzimin prej Joanit në Jordan. Nuk ka dyshim, që kjo festë, si edhe Pashka dhe Rushajet, u kuptua si përmbushja e një...
Περισσότερα...
Festa të tjera Në çdo ditë të vitit, përveç dymbëdhjetë festave të mëdha të përmendura më sipër, Kisha Orthodhokse përkujton shenjtorë dhe ngjarje të caktuara të historisë së saj. E tërë Kisha Orthodhokse kremton edhe shumë ditë të tjera, me liturgji dhe me solemnitet shpirtëror të veçantë. Të parat, ndër festat e kremtuara universalisht nga të gjithë orthodhoksët, janë ato të Shën Joan...
Περισσότερα...
Përhasja e Zotit në Tempull (Ipapandia) Dyzetë ditë mbasi u lind, Ai u paraqit para Perëndisë në Tempullin e Jerusalemit, sikurse e kërkonte Ligji i Moisiut. Në atë kohë, edhe nëna e tij Maria bëri ritualin e pastrimit dhe ofroi flijimet, sikurse i kërkonte Ligji. Prandaj, dyzetë ditë mbas Krishtlindjes Kisha kremton, në 2 Shkurt, Përhasjen (ose Paraqitjen) e Zotit në Tempull. Përhasja e Krishtit nga plaku Simeon dhe profetesha Ana (Lluka 2:22-36) është ngjarja kryesore e festës së Paraqitjes së...
Περισσότερα...
Shpërfytyrimi (Metamorfoza) Shpërfytyrimi i Krishtit është një nga ngjarjet kryesore të rregjistruara në Ungjijtë. Menjëherë porsa Zoti ishte njohur nga apostujt e Tij si "Krishti (Mesia), Biri i Perëndisë së Gjallë", ai iu tregoi atyre se "ai duhej të shkonte në Jerusalem, të vuante shumë... se do të vritej dhe do të ngjallej të tretën ditë" (Mattheu 16). Njoftimi i afrimit të pësimit dhe vdekjes së Krishtit u prit me indinjatë nga...
Περισσότερα...
Lartësimi i Kryqit ose Ngritja e Kryqit Lartësimi i Kryqit, kremtuar në 14 shtator, përkujton gjetjen e Kryqit të Krishtit nga Shën Elena, nëna e perandorit Konstandin, në shekullin IV dhe, pasi u morë nga persianët, rimarrjen e tij nga perandori Irakli, në shekullin VII, kur ai u "lartësua" në Kishën e Ngjalljes në Jerusalem. Nga kjo ngjarje e fundit "lartësimi universal" i Kryqit filloi të kremtohej çdo vit në të gjitha Kishat e perandorisë. Dita e Lartësimit të Kryqit u...
Περισσότερα...
Ungjillëzimi Festa e Ungjillëzimit të Virgjëreshës Mari është në 25 Mars, nëntë muaj para Krishtlindjes. Ajo është kremtimi i lajmërimit të lindjes së Krishtit te Virgjëresha Mari, siç është shkruar në Ungjillin e Shën Llukës: Në muajin e gjashtë, engjëlli Gabriel u dërgua nga Perëndia në një qytet të Galilesë, që quhej Nazaret, te një e virgjër, që ishte fejuar me një njeri që quhej Josif, nga shtëpia...
Περισσότερα...
Fjetja e Hyjlindëses Festa e Fjetjes së Hyjlindëses kremtohet në 15 gusht, e paraprirë nga dy javë agjërimi kreshmor. Kjo festë, e cila quhet edhe "Marrja", është për të përkujtuar vdekjen, ngjalljen dhe lavdërimin e Nënës së Krishtit. Ajo shpall që Maria "u mor" nga Perëndia, në mbretërinë qiellore të Krishtit, në të përmbushurit e ekzistencës së saj trupore dhe shpirtërore. Sikurse edhe në Lindjen e...
Περισσότερα...
Lindja e Hyjlindëses Mari Përveç kremtimit të Ungjillëzimit, janë edhe tre festa të tjera të mëdha për nder të Marisë Hyjlindëse. E para nga këto festa, është festa e Lindjes së saj, e cila festohet në 8 Shtator. Për Lindjen e Marisë nuk flitet në Shkrimin e Shenjtë. Tregimi tradicional i ngjarjes është marrë nga shkrimet apokrife, të cilat nuk janë pjesë e shkrimeve të Dhiatës së Re. Mësimi tradicional që kremtohet në himnet dhe...
Περισσότερα...
Hyrja e Hylindëses në Tempull Festa e dytë e madhe e Hyjlindëses është kremtimi i Hyrjes së saj në Tempullin e Jerusalemit, që përkujtohet në 21 nëntor. Ashtu si festa e saj e Lindjes edhe kjo festë nuk ka ndonjë referencë biblike apo historike. Por, ashtu si lindja, kjo festë është e mbushur plot me kuptim të rëndësishëm shpirtëror për të krishterin besimtar. Teksti i shërbesës na tregon se si Maria, në atë kohë një vajzë shumë e vogël, u...
Περισσότερα...